Shi i rrëmbyeshëm në Itali, zhduken dy persona

Ditën e djeshme moti i keq ka goditur Italinë, ku shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në provincën jugore të Casertës.

Nga rrëshqitja e dherave janë zhdukur një grua së bashku me djalin e tij të rritur. Gruaja 70 vjeç dhe djali i tij 40 vjeç po udhëtonin me një mjet që u zu poshtë nga rrëshqitja e dheut.

“Ne shpresojmë që ata u hodhën dhe u shpëtuan… dhe se mund të jenë gjallë diku, por nga sa më thonë ekspertët, nuk ka shumë shpresë”, tha kryebashkiaku Emilio Nuccio për mediat italiane.

Ndërsa zjarrfikësja me anë të platformës X njofton se 10 ekipe kërkimi po kërkojnë nënën me djalin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *