Modelja Trejsi Sejdini ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e saj.
Trejsi ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar suksesin e madh, fytyra e saj është në revistën e “Vogue”.
“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë projekt fantastik në të cilin kam punuar përgjatë muajit të fundit! Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur! Faleminderit ‘Vogue Turkiye’ për këtë mundësi të mrekullueshme!”, shkruan modelja.
Artikulli dhe fotot janë realizuar për “Vogue Turkiye”.