Sot kryeministri Albin Kurti u shpreh për mundësinë e hapjes së urës së Ibrit.
Ai tha se të gjitha takimet e fundit dhe ato që do të ketë në vazhdim me faktorin ndërkombëtar, kanë në fokus diskutimet mbi hapjen e urës mbi lumin Ibër.
“Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore, si në BE ashtu edhe në Kosovë”, shtoi kryeministri Kurti