Ditë e zezë për familjen shqiptare! 18-vjeçari vdes në lule të rinisë

Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi. Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Kretë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Tsikalaria të Hanias.

Motori ku udhëtonin dy të rinj, doli nga rruga dhe u përplas me një stacion autobusi. Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë dhe humbi jetën pasagjeri i mjetit, 18-vjeç.

Në vendngjarje mbeti i plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin e Hanias dhe ndodhet në gjendje shoku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *