Në aksin Elbasan-Peqin ka ndodhur një aksident i rëndë ku një kamion me targa maqedonase është përplasur me një automjet.
Përplasja ka shkaktuar shkatërrimin e plotë të pjesës së përparme të një Toyota-je, e cila përfundoi anës rrugës.
Aktualisht nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.