Tabaku interpelancë me Malaj: 10 mijë profesionistëve të lirë duhet tu kthehen paratë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar interpelancë urgjente me ministrin e Financave Petrit Malaj.

Tabaku shprehet se një muaji gjykata kushtetuese vendosi se taksa sociale mbi profesionet e lira ishte antikushtetuese dhe e padrejtë.

“Për profesionistët e lirë, grupi parlamentar i  PD për të rrëzuar një taksë të padrejtë qeveria shqiptare nuk i ka kthyer pothuajse 13 milionë euro profesionistëve të lirë që ua morri këtë taksë. Të parët për të marrë dhe të fundit për të paguar, kjo ka qenë historia edhe eksperienca e këtyre 11 viteve të qeverisë socialiste”, shkruan Tabaku.

Ajo shprehet se i ka dërguar në interpelancë ministrit të Financave në mënyrë që të kërkoj llogari se përse nuk po kthen këstet e marra padrejtësisht.

Më tej Tabaku thotë që partia Demokratike po ndërmerr iniciativa dhe nisma që i ka gati.

“Nëse qeveria nuk ndërmerr rimbursimin e shtresës së mesme dhe profesionistëve të lirë, grupi Parlamentar i PD do ta bëj me një propozim ligjor”, theksoi deputetja Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *