Kryeministri Edi Rama ka nisur sot udhëtimin për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Ky forum, që do të zhvillohet në datat 2-3 shtator, është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që grumbullon liderë, ekspertë dhe analistë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi çështjet kryesore strategjike dhe politike që prekin rajonin dhe më gjerë