Theu masën e sigurisë, arrestohet 37-vjeçari në Tropojë, iu gjet drogë

Një 37-vjeçar, Aleks Përvataj, është arrestuar në Tropojë pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në një lokal.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Përvataj, që ishte i arrestuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,” u arrestua gjatë operacionit të koduar “Peraj.”

Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *