Njoftim i rëndësishëm për prindërit dhe nxënësit

Pak ditë nga fillimi i shkollës, Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proces.

Afati i ri i regjistrimit do të zgjasë deri më 6 shtator, teksa aplikimi do të jetë i hapur në platformën e-Albania. “Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shkruhet në njoftimin MAS.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *