Shehaj: Rama largoi gjermanët dhe mori nën kontroll portin e Durrësit

Deputeti Agron Shehaj deklaroi sot se me urdhër të Ramës kompania koncesionare gjermane në portin e Durrësit që është në arbitrazh me qeverinë shqiptare është larguar.

Shehaj ka publikuar edhe dokumentin ku sipas tij tregohet se si zv/ kryeministrja Belinda Balluku ka autorizuar transferimin e kuotave të koncesionarit pavarësisht gjyqit në arbitrazh, ku koncesionari i kërkon 40 milione euro qeverisë.

Shehaj denoncon se shitja e koncesionit është bërë te një subjekt i ri, pas të cilit nuk dihet se kush fshihet, duke ngritur dyshimet për një marrëveshje të fshehtë të ndërmjetësuar nga kryeministri Rama.

“Ministrja Balluku, që është bërë pjesë e kësaj marrëveshje okulte me firmën e saj, duhet t’i shpjegojë shqiptarëve dhe opinionit publik se si është e mundur që një kompani paguan të paktën 13 milionë euro, për një koncension që nuk ekziston më dhe mbi të cilin ka një arbitrazh” u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *