Deputeti Agron Shehaj deklaroi sot se me urdhër të Ramës kompania koncesionare gjermane në portin e Durrësit që është në arbitrazh me qeverinë shqiptare është larguar.
Shehaj ka publikuar edhe dokumentin ku sipas tij tregohet se si zv/ kryeministrja Belinda Balluku ka autorizuar transferimin e kuotave të koncesionarit pavarësisht gjyqit në arbitrazh, ku koncesionari i kërkon 40 milione euro qeverisë.
Shehaj denoncon se shitja e koncesionit është bërë te një subjekt i ri, pas të cilit nuk dihet se kush fshihet, duke ngritur dyshimet për një marrëveshje të fshehtë të ndërmjetësuar nga kryeministri Rama.
“Ministrja Balluku, që është bërë pjesë e kësaj marrëveshje okulte me firmën e saj, duhet t’i shpjegojë shqiptarëve dhe opinionit publik se si është e mundur që një kompani paguan të paktën 13 milionë euro, për një koncension që nuk ekziston më dhe mbi të cilin ka një arbitrazh” u shpreh ai.