Vijon protesta e opozitës përpara Bashkisë Tiranë

Opozita ka njoftuar protestën e radhës ditën e sotme. Për shkak të zhvillimit të tubimit sipas policisë ditën e sotme në orën 11:00 përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *