Nis viti shkollor në Berat, mbyllet shkolla ’22 tetori’, rikthehet mësimi me dy turne

Në Qarkun e Beratit ka nisur viti i ri shkollor 2024-2025. Shkollat kanë hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, ndërsa fëmijët janë të entuziazmuar për këtë vit të ri mësimor.

Për shkak të rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”, nxënësit e kësaj shkolle do të ndjekin mësimin në gjimnazin “Bab Dud Karbunara”, me ndarje në dy turne: paradite për klasat e 1-4 dhe pasdite për klasat e 5-9, shkruan Balkanweb.

Në Berat janë hapur 58 shkolla, dhe numri total i nxënësve është 6470, ndërsa 458 prej tyre do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kopshtet dhe çerdhet kanë hapur dyert për 1000 fëmijë në kopsht dhe 256 në çerdhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *