Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim vrasjen e Xhevdet Plakut.
Ky grup është përpjekur të realizojë vrasjen në tri raste të ndryshme, dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, pa pasur sukses.
Pjesëtarët e tjerë të grupit, Algert Rapi dhe Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6, po ashtu përballen me kërkesa për dënime prej 4.8 vitesh burg. Hetimet e SPAK u nisën mbi bazën e informacionit të marrë nga Prokuroria e Rrethit Limburg në Holandë.
Rexhep Rapi kishte një hakmarrje ndaj Xhevdet Plakut për vrasjen e familjarit të tij në Itali, që dyshohet të jetë kryer nga Plaku.