Këtë pasdite Papa Françesku shkoi në Poliklinikën A. Gemelli në Romë ku do t’i nënshtrohet një operacioni të planifikuar në zorën e trashë.
Ishte pak pas orës 3.00 të pasdites kur makina e Papa Françeskut, si zakonisht, pa ndonjë shenjë të veçantë njohjeje hyri në spitalin e Romës. I shoqëruar nga shoferi tij dhe shumë pak bashkëpunëtor, asnjë nga pacientët nuk vuri re ardhjen e tij. Gjithashtu shumica e stafit spitalor nuk ishte në diejni të operacionit cilit ai do ti nënshtrohej. Papa Françesku u vendos në katin e dhjetë të spitalit universitar, në të njëjtat ambiente që në të kaluarën tashmë kanë pritur strehimoret papnore, të tilla si ato të Gjon Palit II.
Lajmi është konfirmuar nga Vatikani. Zëdhënësi Matteo Bruni, tha se Papa, vuante nga “sentoza diverikulare simptomatike” e zorrë së trashë, një gjendje që shkakton dhimbje të vazhdueshme dhe fryrje të barkut. Ndër të tjera Bruni tha se operacioni do të realizohet në orët e mbrëmjes në spitalin Gremelli në Romë.
Mediat italiane shkruajnë se kjo është hera e parë që Papa Françesku, 84 vjeç, shtrohet në spital, që nga zgjedhja e tij në krye të Vatikanit në vitin 2013.