26 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Noka: Revolta popullore po zien

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit tha se vendi po zien nga revolta për të rrëzuar Edi Ramën.

“Lëvizja fillon aty ky njerëzit janë. Ne jemi duke lëvizur në të gjithë Shqipërinë. Nuk është çështje datash. Revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.

Ka vetëm një rrugë që e kemi deklaruar, qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë që në vitin 2025 të mos ketë votë të lira. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që edhe të jenë vend anëtar i NATO-s, edhe vota të kontrollohet nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës.

Kjo është jo çështje ditësh, është çështje që shtruar për diskutim para strukturave të partisë, ka marrë bekimin dhe ne rrugë tjetër nuk kemi, vetëm për t’u përballur dhe rrëzuar narkoregjimin e Edi Ramës dhe për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira”, tha Noka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *