Euro 2020 është cilësuar nga të gjithë si Europiani i çudirave.
Një tjetër konstatim interesant është se Spanja, Italia, Danimarka, Anglia katër skuadrat që siguruan kalimin në gjysmëfinale, në sfidat përkatëse çerekfinale mbajtën të veshur fanellën e bardhë.
Edhe pse e bardha nuk është fanella e parë për Spanjën, Italinë dhe Danimarkën, për shkak se cilësoheshin si skuadra udhëtuese, ishin të detyruara të luanin me fanellën e dytë.
E bardha rezultoi fatsjellëse në fazën çerekfinale të Europianit për 4 kombëtaret. Ndërkohë në gjysmëfinalen e parë, që do të zhvillohet të martën e 6 korrikut, Italia cilësohet skuadra pritëse në “Wembley” dhe do të rikthehet te fanella e saj e parë, bluja, ndërsa Spanja do të mund të zgjedhë mes të kuqes tradicionale, apo të bardhës fatsjellëse.
Mbetet për t’u parë nëse e bardha do të triumfojë deri në fund, apo ky fakt supersiticioz do të prishet rrugës.
/Priza.al/