Policia Rrugore pezullon 162 leje drejtimi dhe arreston 42 shoferë gjatë një jave

Policia Rrugore gjatë kësaj jave ka pezulluar 162 leje drejtimi për arsye të shpejtësisë së lartë, drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit dhe pr qarkullim në sens të kundërt.

Ndërsa janë arrestuar 42 drejtues mjetesh pasi drejtoni në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë vendosur 19 948 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, të drejtimit të automjetit në efektin e alkoolit, parkime të gabuara dhe mospërdorim të kaskës mbrojtëse nga ana e drejtues.

Ndërkohë policia apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *