239 të rinj i futen rrugës së ushtrisë

239 vajza e djem janë përzgjedhur për të zhvilluar Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, që është një hap i parë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se janë një shembull frymëzues për të gjithë.

“239 djem dhe vajza, mes shumë pikëpyetjeve keni bërë hapin e madh drejt këtij sheshi, duke vendosur të ecni në një rrugë ndoshta më të vështirë por gjithashtu më të bukur dhe më përmbushëse, si çdo rrugë që qëndron mes investimit në dije dhe investimit në vlera.

Kanë detyrën e vështirë të dëshmojnë çdo ditë se Forcat e Armatosura janë një familje e madhe, ashtu si familja që ju ka rritur e sjellë këtu sot për të nderuar veten dhe vendin” theksoi ministri Vengu.

Pjesë e Forcave të Armatosura mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 – 27 vjeç që nuk ka probleme me ligjin dhe ka një figurë të pastër morale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *