Surprizat e motit/ Pasditja përfshihet nga vranësira të shumta, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celsius

Moti sot sjell surpriza. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës do të jetë e përfshirë nga kthjellimet në të gjithë vendin tonë dhe temperaturat do të jenë të larta. Ndërsa, pjesa e dytë e ditës sjellë vranësira.

Fillimisht vranësirat do të vijojnë të përfshijnë zonat jugore dhe gradualisht do të mbulojnë të gjithë territorin. Por, nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale. Në mëngjes do të jenë rreth 11°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta. Mesdita do të kapë kulmin.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h, nga drejtimi jugor. Në det të hapur do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *