Zbardhet atentati në Greqi, ja kush është shqiptari që akuzohet për tentativë vrasjeje

Policia greke ka zbardhur atentatin ndaj një 39-vjeçari në Greqi, i cili fatmirësisht përfundoi pa viktima. Autori i dyshuar është identifikuar si Geni Cato, 37 vjeç, nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi për një sërë krimesh.

Cato akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj 39-vjeçarit më 8 dhjetor të kaluar, kur dy persona të armatosur i janë afruar kamionit në të cilin ndodhej i dyshuari dhe nëna e tij, duke qëlluar me armë.

Sipas hetimeve, Cato ka qenë pjesë e grupit të “kryekumbarëve” dhe është i njohur për aktivitetet e tij kriminale. Avokati i tij ka mohuar lidhjen e klientit të tij me këtë ngjarje dhe ka kërkuar që të ekspozohen të gjitha faktet gjatë hetimit.

Cato është arrestuar më parë për vendosjen e eksplozivëve dhe akuzohet për aktivitete të ndryshme kriminale, duke përfshirë shantazh, shpërthime dhe trafik droge.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *