Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish deputeti i PD, Gerti Bogdani

Ish deputeti i partisë Demokratike Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare.

Ai ka pësuar arrest kardiak dhe ditën e sotme ka qenë shtruar në spital por nuk ka mundur që të jetojë.

Gerti Bogdani ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i Ajrës dhe Reinartit.

Ai ka lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë Bodgani pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard – ‘Medalje Ari’.

Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e Neë Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.

Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës.

Gjatë gjithë karrierës në Shqipëri dhe jashtë vendit, Gerti ka qënë një mbështetje e fortë dhe e vazhdueshme të nismave politike & qytetare në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë së Tiranës, lirisë & demokracisë në Shqipëri, duke organizuar nisma të shumëllojshme më të rinjtë dhe diasporën shqiptare.

Gerti Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare, me vlera familjare dhe i përkushtuar në punën e tij, me energji dhe vizion në sjelljen e risive dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e komunitetit që ka përfaqësuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *