Konflikti në Lindjen e Mesme është futur në një tjetër fazë pas sulmeve përmes teknologjisë që Mossad-i arriti që të bënte kundër grupit të Hezbollahut. Epokë të re, e ka cilësuar Tel Avivi.
Ndërkohë që shërbimi i sigurisë së brendshme izraelite njoftoi se Irani ka pasur një plan për të vrarë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes të vendit, Yoav Gallad dhe drejtorin e Shin Bet me ndihmën e një biznesmeni izraelit. Sipas Shin Bet, përpjekjet iraniane për të vrarë një nga tre objektivat u intensifikuan pas vrasjes së Haniya në Teheran.
Sipas agjencisë së sigurisë së brendshme të Izraelit, plani iranian ishte të përdorte një biznesmen izraelit i cili kishte kaluar një kohë të konsiderueshme duke jetuar në Turqi dhe kishte marrëdhënie financiare si me turqit ashtu edhe me iranianët për të kryer planet e vrasjes në Izrael, sipas mediave izraelite.