Shi i rrëmbyeshëm në Itali, qytetet nën ujë dhe qindra të evakuuar

Italia prej disa ditësh është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike.

Sipas medias italiane raportohen mbi një mijë të evakuuar në Emilia-Romagna, si dhe Faenza u përmbyt, lumenjtë Marzeno dhe Lamone u tejmbushën. Ndërkohë situata kritike ndodhet në luginën Lamone, kurse në Bolonja u dha alarmi për përkeqësim. Shkollat janë mbyllur në pjesën më të madhe të rajonit qendrore-lindore.

Në Budrio (Bolonjë) “argjinatura e përroit Idice ka pësuar një thyerje në pjesën e poshtme të rrjedhës në krahasim me thyerjen e Majit 2023, teksa autoritetet tremben edhe për ndonjë katastrofë. Ura Vigorso-Via Rabuina është e mbyllur për trafik. Aktualisht ka dhe mungesë energjie në Mezzolara, menaxheri.

Shumë rrugë tani notojnë në ujë dhe janë të mbyllura nga autoritetet policore dhe lokale.
Gjithashtu Bashkia e Lugos ka informuar se përmbytja e lumit Senio po shkakton hyrjen e ujit në katet e para dhe këshillohen banorët që të ngjiten në katet e sipërme të banesave për emergjencat. Vetëm 24 orët e fundit raportohet se në Emilia Romagna ra mbi 220 mm shi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *