Skandali Wisdom, akreditimi u ble me një çantë Louis Vuitton? Bordi: 5 fakte, Telhaj ishte në Angli

E ndërsa në Itali nga dita në ditë merr skandali merr përmasa më të mëdha në Shqipëri prokuroria ka nisur hetimet për pajisjen me diploma false që bënte kolegji universitar Wisdom.

Bordi i Akreditimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë pas shumë ditësh heshtje sot reagoi dhe mohoi përfshirjen e Shqiponja Telhajt në këtë aferë.

E ndërsa përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, Bordi thekson në deklaratën për mediat se Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), por ushtron nga korriku 2021 detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit.

Nga dosja e autoriteteve italiane del se Telhajt i është dhuruar një çantë Luis Viton për ta korruptuar për akreditimin e kolegjit. Gjithashtu përmendet edhe emri i ish-ministres Evis Kushi dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të arsimit.

Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë

20/09/2024

Deklaratë për Shtyp

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit të pasakta në media lidhur me përfshirjen e gabuar të emrit të kryetares së Bordit të Akreditimit, Prof. Shqiponja Telhaj, në dosjen N.4682/21 R.G.N.R, N1239/22 R.G.G.I.P të Gjykatës së Tranit, dëshirojmë të sqarojmë si më poshtë:

Në përgjimet e publikuara të dosjes hetimore, personat e akuzuar shprehen se “kanë shkuar për darkë në datë 8 Mars 2022 dhe i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton Presidentes së ASCAL”. (faqe 217 e dosjes).

Së pari, Prof. Shqiponja Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), por ushtron nga korriku 2021 detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit. Përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, ndërsa në komentet e dosjes është vënë gabimisht emri (i përkthyer) i kryetares së bordit si drejtuese e institucionit të ASCAL.

Sqarojmë se në bazë të nenit 15 të Ligjit për Arsimin e Lartë, Bordi i Akreditimit është organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i ngritur pranë ASCAL. ASCAL drejtohet nga një Drejtor, ndërsa Bordi i Akredimit nga Kryetari i Bordit të Akreditimit. Prof. Shqiponja Telhaj ka mbajtur dhe mban vetëm detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit.

Së dyti, kryetarja e Bordit të Akreditimit, Prof. Telhaj jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj akademik në Mbretërinë e Bashkuar, dhe deklaron se ka qenë ne Mbretërinë e Bashkuar edhe në ditën kur është zhvilluar darka e pretenduar. Këto fakte janë lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet sistemit TIMS. Ndërkohë që Prof. Telhaj do ta ndjekë çështjen edhe ligjerisht për të kërkuar tërheqje dhe kërkim falje për akuzat e rreme, anëtaret e bordit dëshirojnë të ritheksojnë besimin e tyre të plotë në integritetin e saj në drejtimin e bordit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *