SPAK mbylli hetimet për çështjen “Partizani”, Klodiana Lala shpjegon çfarë do të ndodhë tani me Berishën!

Gazetarja investigative Klodiana Lala, u shpreh se të mërkurën ish-kryeministri Berisha do të ketë përballjen e parë reale me drejtësinë, ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ajo tha se ka tre mundësi për çështjen e Berishën që, ose kalon për gjykim, ose rikthehet, ose rrëzohet dhe është një filtër që ai duhet ta kalojë.

SPAK e mori të pandehur dhe, sipas ligjit, i lë 10 ditë afat. Ditën e sotme i është komunikuar përfundimi i hetimeve Fatmir Bektashit, që ishte në SPAK i shoqëruar nga avokati. Të mërkurën do të jetë zoti Berisha.

Në momentin që komunikohet përfundimi i hetimeve, kanë dhjetë ditë afat për prapësimet dhe dosja shkon në seancë paraprake. Gjykatësi paraprak vendos nësë janë kryer  hetime të plota.

Kjo do të jetë përballja e berishës. Mjeku Edvin Prifti u hetua 4 vite dhe gjykata e ktheu për hetime plotësuese, për të thënë se nuk ishin sqaruar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *