Aksident i trefishtë në Fier, lëndohen 2 persona, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit Fier në lagjen “Konferenca e Pezes” pranë shkollës së muzikës. Mësohet se janë përplasur tre mjete, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton aksidentin, por edhe po orienton trafikun e mjeteve të tjera që janë bllokuar.

Ambulanca ka marrë 2 persona që kanë mbetur të lënduar, ndërsa raportohet, se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

/Video Ballkanweb/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *