Skandali i mikro-kredive, gjyqtari Sokol Pasho shkel parimin e gjësë së gjykuar

Në 1 shkurt 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e zotit Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit, i cili në vitin 2013 mori një kredi te shoqëria “Kursim Kredi” në Hamallaj, Durrës. Ai mori 2 milionë lekë që me gjithë interesa, shkonin për të paguar 2 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra). Në vitin 2016 Mehdiu shlyen plotësisht kredinë dhe këtë e vërteton me një sërë dokumentash.

Por nga 2019-ta e deri më sot ai nuk është më i qetë pasi mëson se kjo shoqëri financimi e ka hedhur në gjyq dhe i kërkon ta paguajë shumën e marrë. Denoncuesi nënshkruan një deklaratë noteriale me ish- kryetarin e bordit të shoqërisë në fjalë, ku ky i fundit pranon se Mehdiu ka shlyer çdo detyrim.

Veç kësaj, Mehdiu disponon edhe një pasqyrë kalendarike që vërteton këstet e shlyera për të gjithë periudhën, si dhe një vërtetim nga Banka e Shqipërisë, e cila gjithashtu provon se Mehdi Behluli nuk ka kredi të palikuiduar në emrin e tij. Pas këtij publikimi shoqëria e mikro-kredisë hapi një gjyq ndaj emisionit “Stop” në Gjykatën e Shkallës së Parë, Dhoma Penale.

Çështja iu caktua Sokol Pashos, i cili e pushoi atë. Shoqëria në fjalë e apeloi vendimin e pushimit. Në kohën që çështja është në Apel, shoqëria e mikro-kredisë, e dërgon sërish në gjykatën e shkallës së parë, ku e merr edhe njëherë i njëjti gjyqtar, Sokol Pasho.

Por këtë radhë Pasho e pranon kërkesën, ndryshe nga hera e parë. Për absurdin e rastit të shkeljes së parimit të gjësë së gjykuar flasin 3 ekspertë të fushës avokati Saimir Visha, ish-prokurori Eugen Beci dhe avokati Andi Duraj

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *