Historia e re e dashurisë së Princit Leka bën bujë deri në Angli, “Daily Mail” artikull për lidhjen me Blerta Celibashin

Media britanike “Daily Mail” ka shkruar për princ Lekën që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA.

“Princi Leka II Zogu mirëpret të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq”, shkruan Daily Mail.

Princ Leka prezantoi partneren e tij të re, fotografen e dasmave, në një darkë gala në SHBA.

Media britanike shkruan se vetëm 9 muaj më parë, Princi njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, të cilët u kurorëzuan në vitin 2016 dhe janë prindër të princeshës Geraldinë, 4 vjeçe. Ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh të zymta, kur dyshja denoncuan njëri-tjetrin për dhunë dhe gjykata urdhëroi që të dy të qëndrojnë pesë metra larg njëri-tjetrit, ndërsa Princi mund ta takonte vajzën vetëm në prani të një dadoje.

Por, këtë javë Princi la pas ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti Blertën në gjirin mbretëror, teksa shpërndau një foto me të, kapur për dore. Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota morën pjesë në ceremoninë luksoze në New Jersey, në ambientet e Carpathia West.

“Kjo shënon fundin e një kapitulli për Princ Lekën dhe Elia Zaharian”, shton Daily Mail.

Edhe pse monarkia shqiptare është shpërbërë që në vitin 1943, Leka dhe Elia kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martuan vite më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *