Zbrazet Presidenca/Këshilltarët e Metës kandidojnë për deputetë

Shemsi Prençi dha dorëheqjen nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Çështjet e Emergjencave Civile. Lajmi u konfirmua nga vetë kreu i shtetit, Ilir Meta, duke e demostruar me anë të një fotoje. Duke marrë shkas nga ky zhvillim, “Priza.al” mësoi se kjo lëvizje e beftë ka qënë e mirëmenduar, pasi Prençi do të kandidojë për LSI-në në Durrës.

Pas Bahri Shaqirit, një tjetër këshilltar i presidentit Meta ka dhënë dorëheqjen, për të kandiduar nga radhët e LSI-së në Durrës. Jo vetëm Shemsi Prençi, por edhe Elona Guri është në krye të fushatës në Durrës. Ka qënë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ku gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Durrësit, prezantoi drejtuesen e partisë në këtë qark. Bëhej fjalë për Elona Gurin, e cila sipas Kryemadhit, bashkë me të rinjtë e qytetit bregdetar do të krijojë infrastrukturën e zhvillimit.

Guri nuk është një emër i panjohur, por është ish-sekretarja e presidentit Ilir Meta, dhe anëtare kryesie e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga ana tjetër, drejtuesi i LSI-së për Shijakun, Bahri Shaqiri, prej javësh ka filluar fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. E madje kur flitej për përmbytjet, ai kërkonte që të lihej pas propaganda boshe e punëve imagjinare, dhe të sigurohej që Durrësi të mos përmbytej.

Më herët ka patur edhe të tjera rrjedhje nga Presidenca. I referohemi emrit të Alqi Bllako, ish anëtar kryesie i LSI-së, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit deri më 30 korrik 2017 kur drejtohej nga Lefter Koka; dhe nga data 1 gusht 2017, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës, deri më 22 shkurt 2019, kur Rama e emëroi Drejtor të Përgjithëm të Ujëra-Kanalizime-Mbetjeve. Alqi Bllako, ekspert i njohur në fushën financiare, është kandidat për deputet në PS për qarkun e Tiranës.

Në Njësinë Administrative Nr. 1, po punojnë deputetja aktuale e kësaj zone, Elona Gjebrea, dhe Alqi Bllako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Bllako ishte sekretar i Përgjithshëm i presidentit Meta, një nga emërimet e para që kreu i shtetit nënshkroi kur mori detyrën.

Këto janë provat se Presidenca ka nisur fushatën e LSI-së:

1-            Bahri Shaqiri iku sepse do kandidonte në Durrës. Shaqiri i cili më parë punonte për Metën si Këshilltar për Çështjet e Sigurisë garon në Shijak. Ai ka pranuar sfidën për të garuar nën siglën e LSI-së, duke marrë përsipër edhe rriskun për shkak të disa grupeve kriminale që dominojnë Shijakun.

2-            Po kështu edhe lëvizja e papritur e Shemsi Prençit është për të njëjtën qëllim. E madje Presidenca njoftoi lëvizjen në kabinetin e kreut të shtetit, nen pretekstin e angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

3-            Elona Guro në krye të fushatës në Durrës. Krahu i djathtë i Metës.

Marrë shkas nga këto lëvizje, natyrshëm na lind pyetja se çfarë ekuacioni po ndjek Presidenca dhe LSI-ja? Siç duket, faktori kohë do na japë përgjigjen e kërkuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *