Inteligjenca amerikane zbulon informacionin sekret: Kush po përpiqet të eliminojë Donald Trump-in

ST CLOUD, MINNESOTA - JULY 27: U.S. Republican Presidential nominee former President Donald Trump arrives to speak during a rally at Herb Brooks National Hockey Center on July 27, 2024 in St Cloud, Minnesota. Trump hopes to flip the state of Minnesota this November, which hasn't been carried by a Republican in a presidential election since 1972. (Photo by Stephen Maturen/Getty Images)

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është informuar nga inteligjenca amerikane për kërcënimet e Iranit për ta vrarë, ka thënë ekipi i fushatës së tij, raporton BBC.

“Trump u informua në lidhje me kërcënimet reale dhe specifike nga Irani për ta vrarë në një përpjekje për ta destabilizuar dhe të shkaktojë kaos në SHBA”, thuhet në deklaratën e ekipit të fushatës së kandidatit republikan.

Deklarata nuk dha detaje mbi pretendimet dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse kërcënimet të cilave iu referua ishin të reja apo ishin raportuar më parë.Qeveria iraniane nuk ka komentuar, por Teherani ka mohuar më parë pretendimet e SHBA-së për ndërhyrje në çështjet amerikane.

“Zyrtarët e inteligjencës kanë identifikuar se këto sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara janë shtuar në muajt e fundit. Zyrtarët e zbatimit të ligjit në të gjitha agjencitë po punojnë për të siguruar që presidenti Trump të mbrohet dhe zgjedhjet të jenë pa ndërhyrje”, ka thënë në deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës Trump, Steven Cheung.

Trump i mbijetoi një atentati më 13 korrik, kur u plagos dhe një person tjetër u vra në të shtënat në një tubim në Pensilvani. Nuk dihet motivi. Më 15 shtator, Shërbimi Sekret vuri re një person me pushkë që po kalonte afër fushës së golfit ku po luante Trumpi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *