SPAK dhe autoritetet italiane në aksion të përbashkët kundër trafikut të drogës

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) po zhvillon një operacion të përbashkët me autoritetet italiane për goditjen e trafikut të drogës, me kontroll të disa banesave në Durrës dhe në Itali.

Raportohet se janë miratuar urdhër-arreste nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion. Operacioni, i cili filloi mbrëmjen e djeshme dhe vazhdoi sot në zonën e Manzës, përfshin kontrolle në disa ambiente, të cilat janë zhvilluar gjithashtu edhe në territorin italian.

Pritet që SPAK të publikojë një njoftim zyrtar lidhur me detajet e këtij operacioni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *