Horror në Turqi/ Babai var fëmijën 3-vjeçar në derën e makinës dhe e tërheq zvarrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Turqi. Një baba ka varur fëmijën e tij 3-vjeçar në derën e makinës së tij.

Mediat e huaja shkruajnë se ai u filmua teksa ecte në rrugë me makinë me fëmijën varur në derë, dhe më pas videoja u bë virale.

Policia turke arriti ta gjente atë nga targa e makinës dhe e vuri në pranga.

Gjatë deklarimeve në polici, babai u tha autoriteteve se ai donte ta ndëshkonte të birin për shkak të sjelljes që kishte bërë gjatë ditës.

/Burimi: Gazzeta.gr/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *