Shqipëria mikpret Javën Kulturore Gjermane, aktivitetet nga 2 deri në 8 tetor

Nga data 2 deri më 8 Tetor, Shqipëria do të organizojë Javën Kulturore Gjermane, një ngjarje që mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo javë do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë muzikë klasike, festa rave, kinematografi, teknika fotografike, praktika të qëndrueshme dhe ekspozita artistike.

Programi i Aktivitetit:

2 Tetor: Ekspozita “City X – Unë, Tiranë” hapet në Galerinë e Artit Tiranë, duke përfaqësuar projekte artistike të realizuara në bashkëpunim me qytetarët e Tiranës.

2-6 Tetor: “Teknikat e Hershme të Fotografimit” në Qendrën Rinore Arka, me workshop-e nga ekspertët Jonas Ruhs dhe Maximilian Zeitler nga Berlini.

4 Tetor: Një forum për dialog të hapur do të mbahet në bibliotekën publike “Gjergj Fishta” në Lezhë, duke ofruar një platformë për të rinjtë dhe ekspertët.

2, 5, dhe 7 Tetor: Shfaqje filmash si “Jonja”, “Franky Five Star” dhe “Elaha”.

6 Tetor: “Street Rave with Hannes Bieger” në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë, nga ora 17:00 deri në 00:00, ku DJ Hannes Bieger do të performojë muzikë Deep House dhe Techno.

7 Tetor: Koncerti “Mothers, lovers, revolutionists” me pianistën Sina Kloke dhe mezzo soprano Marta Wryk, në sallën e koncerteve UART në Tiranë, duke festuar krijimtarinë e grave në muzikë.

8 Tetor: Ekspozita “Tipping Point” në Galeria Kalo në Tiranë në orën 19:00, dhe koncerti “Beethoven and Schubert in dialogue” në sallën koncertuale UART në orën 20:00.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *