PD thërret ‘Federatën e Opozitës’, ja ku do të fokusohen diskutimet

Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të aleatëve të saj, e njohur si “Federata e Opozitës”, për të diskutuar protestën e 7 tetorit dhe strategjitë e aksionit opozitar.

Takimi do të zhvillohet në selinë e PD-së në orën 12:00. Kjo mbledhje vjen pas vendimit të PD-së për të ndërprerë marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e 7 tetorit, e cila do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë, opozita planifikon të bllokojë akset rrugore në shenjë mosbindjeje civile. Opozita akuzon Ramën për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili është aktualisht në burg.

Një ditë më parë, deputetët e opozitës bojkotuan punën e Komisioneve Parlamentare, përveç atij për Çështjet Europiane, ku u shprehën mbi procesin e integrimit të vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *