Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument kyç për integrimin në Bashkimin Europian.
Ky udhërrëfyes, që është një parakusht për hapjen e negociatave, u miratua pa praninë e opozitës.
Grupi Parlamentar i PS theksoi angazhimin për forcimin e proceseve demokratike dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.