Blendi Klosi: Nuk ka qeveri teknike për vandalët e opozitës

Nuk ka asnjë shans për të krijuar një qeveri teknike. Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi i ka prerë shpresat opozitës.

“Ajo që ndodhi në Parlament është vepër penale në opinionin e të gjithëve. Është dëmtim i pronës shtetërore dhe rrezikim i jetës jo vetëm së kryetares së Parlamentit, por edhe rrezikimi i djegies së Parlamentit. Veprimi hyn në vandalizëm, prandaj përgjigja do të jetë si për vandalët.

Kërkesa e tyre është të iki Edi Rama se me Edi Ramën ata nuk fitojnë dot. Edhe në fakt kjo nuk është më problemi i PS, duhet të jetë problemi i tyre që nuk arrijnë të gjejnë dot asnjë mundësi për t’u përballur me Edi Ramën dhe PS.

Kështu që në këto kushte ne kemi vetëm një mundësi, forcimin e PS, organizimin e saj dhe kërkesën që jo vetëm të fitojmë në 2025, por të fitojmë bindshëm. Nuk ka besoj asnjë shans që të hapet ky diskutim.

Këtë periudhë e kemi titulluar PS 2030 për Shqipërinë 2030, ku po fillojmë zyrtarisht fushatën tonë elektorale, për përgatitjen e strukturave tona, që kur të nisë fushata e shpallur nga KQZ në të jemi të përgatitur në të gjithë territorin, për të pasur një rezultat shumë të thellë fitues në zgjedhjet e 2025, jo vetëm për të fituar por edhe për të garantuar një shtrat shumë të fortë për vizionin e kësaj partie, Shqipëria europiane 2030” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *