Irani sulmon Izraelin, Kurti: Mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësim në lidhje me sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit, duke theksuar mbështetje për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Në një postim në platformën “X”, Kurti tha “Jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani, ku u lëshuan rreth 200 raketa. Bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Rritja e dhunës, një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit, është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe përpjekjet për një armëpushim të menjëhershëm.”

Sulmi iranian ndodhi si përgjigje ndaj fushatës së Izraelit kundër Hezbollahut në Liban, duke shënuar një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon.

Zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Hagari, e cilësoi sulmin si serioz dhe njoftoi se qytetarët mund të dilnin nga strehimoret rreth një orë pas fillimit të sulmit, pa raportuar për lëndime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *