Sara Gjordeni bën dedikimin e veçantë: Ndihem në faj që nuk flas mjaftueshëm për ty

Ish banorja e Big brother Vip 3, Sara Gjordeni së shpejti do të sjellë në jetë vajzën e saj nga lidhja me këngëtarin Bardhi. Ditët e fundit të lindjes po afrojnë dhe Sara në rrjetet sociale ka bërë një dedikim të veçantë për vajzën e saj.

Sara shprehet se ndihet shumë e emocionuar pë ardhjen në jetë të së voglës dhe gjëra të bukura po i presin në vijim.

Ajo ka shpërndarë një video me barkun e rrumbullakosur teksa po i thërret bebushes dhe kjo e fundit po i jep sinjale.

“Hej Mam Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e une ndihem ne faj qe ndonjehere nuk flas per ty mjaftueshem. A e di mam, ditet kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njesoj, oret kane tjeter ndjesi, e pikerisht keto ndjesi, zgjasin nje perjetesi oresh. Ka caste qe dita ndal teresisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk leviz e shkrin serish kur mi vret brinjet me kembet e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami eshte ne gjendje te duroje nga ti shume me teper dhimbje sesa ato kembet e vogla qe me trembin e me zgjojne nga gjumi mes nates”, shkruan Sara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *