Aksident fatal në aksin Thumanë-Tiranë, shkaku dyshohet punimet ndërtuese

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së automjetit të tij “Volkswagen” me një mjet tip “Audi”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, dhe për pasojë, drejtuesi i “Volkswagen”-it, L. F., ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Sipas burimeve, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga punimet e firma “Gener 2” për rikonstruksionin e autostradës, ku ka pasur ulje dhe dëmtime të asfaltit. Ajo që shqetëson është se kjo situatë ka rezultuar në probleme të mëdha në disa pika të rrugës, përfshirë edhe vendin e aksidentit, ku po asfaltohej një pjesë e korsisë.

Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *