Atentati ndaj motrave Nikolli në Elbasan, SPAK merr në hetim ngjarjen

Mëngjesin e sotëm, Enea Themollari, fqinj i motrave Nikolli, ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pas incidentit të tritolit të vendosur në banesën e tyre në korrik.

Ngjarja, e cila vazhdon të mbetet e pazbardhur, tani po hetohet nga SPAK, pas akuzave ndaj Nuredin Dumanit, një person i penduar i drejtësisë.

Hetimi ka kaluar nën kompetencën e SPAK, duke lënë jashtë prokurorinë dhe policinë e Elbasanit. Policia kishte realizuar disa veprime hetimore pas ngjarjes, por të gjitha provat e administruara tashmë janë dorëzuar në SPAK për vazhdimin e procedimeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *