Tiranë/ Arrestohen 8 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 44-vjeçar me iniciale F.K., është arrestuar pasi ka kryer punime pa leje në tarracën e pallatit ku banon, 45-vjeçari me iniciale A.V., ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij dhe 31-vjeçari M.M., u arrestua pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ndërsa janë arrestuar 38-vjeçari S.N., pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur, 60-vjeçari F.N., në rrugën “Teodor Keko” ka përplasur motomjetin me drejtues F.A., 59 vjeç dhe si pasojë ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu 44-vjeçari D.B., dhe A.H., duke drejtuar makinën kanë humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë nga rruga, si dhe 45-vjeçari Y.H., ka aksidentuar një të mitur 9 vjeçe dhe ndodhet në spital.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *