Berisha: Eliza Spirogjoka, emëruar nga trafikanti Pëllumb Gjoka, simbol i parlamentit të korruptuar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi emërimin e Eliza Spiropalit si kryetare të parlamentit, duke e quajtur atë “Eliza Spirogjoka” dhe duke akuzuar Pëllumb Gjokën si njeriun që e vendosi aty.

Berisha theksoi rëndësinë e betejës së deputetëve të PD në parlament dhe ftoi qytetarët të protestojnë më 7 tetor për të mbrojtur votën dhe të drejtat e shqiptarëve. Ai kërkoi një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira si mënyra për të siguruar të ardhmen e vendit.

“Të dashur miq, nga sonte Eliza Spirorrokun do ta quani Eliza Spirogjoka.
E morët vesh besoj, se në krye të parlamentit e vendosi kryetrafikanti i Velipojës dhe veriut, miku i ngushtë i Edi Ramës, miku strategjik i tij, Pëllumb Gjoka.

Por kur Eliza ndërron mbiemrin në Spirogjoka, kur kreu i parlamentit emërohet nga baronët e drogës, merreni me mend ju se çfarë është i aftë të bëjë ky parlament.
Mos i thoni më Spiropali, Spirogjoka do i thoni.
Kuptojeni vetë ju se çfarë rëndësie jetike, vendimtare ka beteja e deputetëve të PD në parlament.

Frymëzim është ajo betejë për të gjithë shqiptarët.
Edhe njëherë, miqtë e mi, ditën e hënë në ora 18:00, të gjithë marshim drejt Tiranës për votën e lirë, për fjalën e lirë, për fatin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *