Vodhën makina, arrestohet 26-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Në Elbasan u arrestua 26-vjeçari dhe është në kërkim 35-vjeçari pasi pasi kanë vjedhur makina.

26-vjeçari me iniciale F.B., dhe 35-vjeçari me iniciale L.P., kanë vjedhur dy makina në data dhe në lagje të ndryshme në Elbasan.

Ata kanë vjedhur makinën tip “Benz” në pronësi të E.D., 65 vjeç në lagjen “Shënkoll” dhe makinën tip “BMW”, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në pronësi të I.M., 78 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina tip Benz e vjedhur në lagjen “Shënkoll”.

Gjithashtu ata janë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje/prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *