Tre të arrestuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk e pranojnë fajësinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt të mërkurën seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën dy të akuzuar, Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq, nuk pranuan të deklarohen për fajësinë në këtë fazë të procesit.

Gjykatësi i rastit konstatoi se me ligj, ky veprim do të thotë se ata nuk e pranojnë fajësinë.

I akuzuari i tretë i pranishëm në sallën e gjyqit, Dushan Maksimoviq, u deklarua i pafajshëm.

Avokati i Spasojeviqit, Lubomir Pantoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se të akuzuarit kanë të drejtë ta pranojnë ose ta pranojnë pjesërisht fajësinë në një fazë të mëvonshme.

Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, ka deklaruar se ka informacione se për rastin “Banjska” ka edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, duke shtuar se pritet nëse do të ketë aktakuzë të re ose të zgjerohet e njëjta.

Ai ka deklaruar pas seancës shqyrtuese se hetimet mbi këtë rast po zhvillohen vrullshëm, duke shtuar se pret që Serbia t’i dorëzojë të akuzuarit.

“Kam informacione që ka edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, por a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re po apo do të zgjerohet, mbetet në strategjinë e prokurorit…Hetimet për këtë rast po vazhdojnë në mënyrë të vrullshme.

Për këta 42 personat e akuzuarit për ta më jetë nuk ka, të gjithë janë në kërkesën e kuqe të Interpolit. Ata jo që nuk mund të dalin nga Serbia, por pres që në çdo moment Serbia ose kur t’i vjen koha t’i dorëzojë në Kosovë”, ka deklaruar Koci.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *