Pasi doli nga SPAK-u, deputeti socialist Çyrbja dorëzon mandatin

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit. Vendimi është i papritur dhe arsyet e vërteta nuk dihen, por ajo që saktësisht nuk mund të shmanget është referenca. Çyrbja dorëzoi mandatin dy ditë pasi ishte në SPAK dhe dëshmoi për më shumë se pesë orë përpara hetuesve dhe prokurorit.

Paraprakisht u raportua se socialisti u pyet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e vitit 2021, që e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit. Pasi doli nga SPAK-u socialisti tha se ‘nuk kam koment.

Nuk jam marre i pandehur’ ndërsa sot u shpreh se po e dorëzon mandatin për arsye se “kam nevojë për kohë, do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam probleme ligjore dhe dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK’. Tani e ka fjalën SPAK-u…

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *