Katastrofa në Japoni/ 4 persona kanë humbur jetën, 80 të tjerë janë zhdukur

4 persona kanë humbur jetën dhe 80 persona janë zhdukur që nga e shtuna në Japoni, ku ndodhi rrëshqitja e tokës në Atami. Deri tani janë shkatërruar disa shtëpi, ndërkohë që rrugët në këtë qytet janë pothuajse të çara.

“Nëna ime është ende e zhdukur. Unë kurrë nuk kam imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhë,” tha një banor.

Deri tani janë shpëtuar 1,500 persona nga banesat e shkatërruara, ndërkohë që rreth 130 ndërtesa janë shpallur të pabanueshme.

Rrëshqitja e dheut në këtë qytet ndodhi për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që kanë rënë në Japoni.

/Burimi: Reuters/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *