Begaj i qahet Erdoganit: Presidenca e vogël, po i them Edit që kemi nevojë…

Presidenti Bajram Begaj priti në një ceremoni zyrtare, kreun e shtetit të Turqisë, Tayp Rexhep Erdogan.

Pas pritjes me himnet kombëtare, Begaj i ka prezantuar Erdoganit ambientet e brendshme të Presidencës për të vijuar më pas në takimin me delegacione.

Presidenti Begaj i tregon homologut turk se ambientet e Presidencës janë pak të vogla, por kanë zyra të mëdha.

Në një moment përkthyesi i Erdogan e pyetet se sa metra katrorë është e gjithë godina, dhe Begaj shprehet se në total është rreth 600 metra katrorë.

Në një kohë që përkthyesi po ia shpjegonte në turqisht Presidentit Erdogan, homologu shqiptar dëgjohet të thotë se do i kërkojë “Edit”, kryeministrit Rama që të ndërtojë në godinë tjetër.

Begaj: Është pak vendi i vogël ky….Zyra janë shumë të mëdha, por aq është vendi!

Përkthyesi i Presidentit Erdogan: Sa metra katrorë është i gjithë?

Begaj: Duhet të jetë rreth 600 metra katrorë! Po i them Edit që kemi nevojë për të bërë një ndërtesë tjetër. (Qesh)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *