Gola, spektakël dhe emocione deri në fund me përmbysje. Liga e Kombeve mbrëmë kishte befasi. Italia barazoi 2-2 me Belgjikën, Franca kaloi me lehtësi 4-1 Izraelin, por surpriza ishte fitorja e Greqisë 2-1 në Angli.
Kombëtarja e “Tre Luanëve” shpërdoroi shumë raste të pastra për shënim, ndërsa grekët u treguan shumë më konkretë. Në një nga rastet e rralla, ata gjetën golin e avantazhit me nisjen e pjesë së dytë.
Në fundin e kohës së rregullt, Bellingham barazoi rezultatin, por sulmuesi grek që luan me Benfican kishte rezervuar një surprizë të madhe, duke shënuar në shtesë golin e fitores për Greqinë.
Sonte e ka radhën Gjermania përballë Bosnjes, Hungaria pret Holandën, por sytë janë tek grupi ynë ku luan Shqipëria. Në 20:45 Shqipëria luan në Çeki, ndërsa në këtë grup ndeshja tjetër është Ukrainë-Gjeorgji.