Dorëzoi mandatin, Jurgis Çyrbja thirret prapë në SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit u thirr prapë në SPAK. Socialisti njoftoi dje se vendosi që të heqë dorë. Kjo erdhi dy ditë pas dëshmisë së parë 5 orë në prokurori.

Paraprakisht u raportua se socialisti u pyet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e vitit 2021, që e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.

Dje Çyrbja u shpreh se po e dorëzon mandatin për arsye se “kam nevojë për kohë, do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam probleme ligjore dhe dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK’. Tani e ka fjalën SPAK-u…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *